Tiranë, 12 qershor 2014 – Ministria e Arsimit dhe Sportit, bën publike rezultatet e provimit të detyrueshëm të Gjuhë-Letërsisë, për të gjithë maturantët.

Provimi i Gjuhë-Letërsise, u zhvillua në datën 30 Maj, ku morën pjesë 45 mijë maturantë, ndërsa me datën 9 qershor u zhvillua provimi i matematikës. Për të parë rezultatet, Ministria e Arsimit dhe Sportit vuri në dipsozicion dhe adresat: :

https://app.box.com/s/cz206mc4e9cbpux2kghz

http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/msh/2014/notat/gj-sh-l-msh.pdf ,

https://docs.google.com/file//0BxBb_YTgTVivM081ZExlQjlpaU0/edit

Si pasojë e fluksit madh të maturantëve dhe personave të tjerë të interesuar për notat e provimit “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” gjatë ditës së sotme pas publikimit të listës së notave në faqen e Web-it të MAS ka patur vështirësi në aksesimin e faqes. Sipas publikimit të saj në rrjetin social, fcebook, MAS bën me dije se kapacitetet e serverit të MAS u rritën për të përballuar një numër më të madh të vizitorëve dhe gjithashtu lista e notave është publikuar dhe në faqet në web të Drejtorive dhe Zyrave Arsimore Rajonale.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/