40.392 maturantë në mbarë vendin i nënshtrohen sot provimit të dytë të maturës shtetërore, që është ai i Gjuhë-Letërsisë.
Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, ndërkohë maturantët duhet të paraqiten 1 orë e 30 minuta para këtij orari të pajisur vetëm me një dokument identifikimi.
Në të gjithë Shqipërinë janë 207 qendra provimi, ndërsa MAS ka krijuar 5 qendra korrigjimi përkatësisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.
Pas gjuhës angleze te zhvilluar disa ditë më parë dhe provimit të Gjuhë-Letërsisë ditën e sotme, maturantët do t’i nënshtrohen edhe 2 provimeve të tjera, Matematikës dhe provimit të lëndëve me zgjedhje. I gjithë procesi mbyllet më 24 qershor.





