Në orën 10:00 të ditës së sotme, ka nisur provimi i maturantëve përsa i përket lëndës së gjuhës shqipe dhe Letësisë.
Pedagogu Ndriçim Mehmeti ka kritikuar ministren Evis Kushi për keq-administrim nga ana e Ministrisë së Arsimit pasi menjëherë pas fillimit të provimit janë publikuar tezat e provimit.
Sipas tij, kjo nuk është një garë e ndershme dhe është diçka që bëhet vazhdimisht në të gjithë provimet e maturës shtetërore.
Postimi i plotë i Ndriçim Mehmetit:
“Nuk heqim.dore nga tradita e mire e daljes, shperndarjes dhe zgjidhjes se testit ne kohen e duhur.
Qe ne oren 10.00 testi i Gjuhes Shqipe dhe Letersise ka marre rruget nga shkollat ne tryezat e kafeneve per zgjidhje dhe dorezim pergjigjesh ne kohen e duhur.
E kam te qarte qe fajin e ka opozita, se ka brenda ata te FRPD dhe mesues te djathte qe duan ti nxijne faqen arsimit Rilindas
Ky eshte nje mireadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kerkoni fajin askund veç paaftesise tuaj
Suksese ne jete zysh Kushi”





