33,930 maturantë në të gjithë vendin i janë drejtuar sot bankave të shkollave për të zhvilluar provimin e parë që është ai për gjuhën e huaj.
Kryeministri Edi Rama i ka uruar maturantët përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”. “Suksese maturantëve pas një viti tejet të vështirë”, shkruante ai.
Më 7 Qershor maturantët do të vijojnë me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsinë, më 11 Qershor atë të matematikës dhe në ditën e fundit më 15 Qershor është provimi i lëndës me zgjedhje.
Provimet e maturës këtë vit do të rikthehen në strukturën e mëparshme, dhe jo si vitin e kaluar që ishin vetëm me alternativa. Pra maturantët do të kenë edhe pyetje me zhvillim përfshirë dhe esenë në provimin e Letërsisë.
Përdorimi i maskave është i detyrueshme si për maturantët dhe mësuesit duke pasur parasysh situatën e pandemisë.





