Përveç stresit të provimeve të fundvitit, maturantët përballen edhe me një stres tjetër. Mbrëmja e maturës?! Është kthyer në model në vendin tonë që maturantet të shpenzojnë shuma marramendëse për të festuar këtë mbrëmje. Fustanet, këpucët, flokët, thonjtë dhe çdo aksesor tjetër studiohet më kujdes nga maturantet.

Në Nabraska të Shteteve të Bashkuara, një grup që merret me shëndetin e të rinjve, ka punuar një koleksion fustanesh posaçërisht për këtë event. Përveç fustaneve të sjella ato kanë edhe një mesazh sensibilizues për të rinjtë. Fustanet e krijuara nga ky grup janë të përbëra nga prezervativë.

“Të jesh i sigurt është gjithmonë në modë. Shmangni sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënësinë e padëshiruar duke përdorur kondom” shkruhet në pusullë.

Nuk është ide e keqe dhe ajo që është e sigurt, do të bien në sy më tepër se një fustan tjetër që mund të kushtojë shumë më shumë se ai.