Lajme shumë të mira vijnë nga Hong Kongu. Ekipi shqiptar ka fituar 1 Medalje Bronzi dhe 3 Medalje Nderi në Olimpiadën e 57-të Botërore ose Ndërkombëtare të Matematikës, IMO 2016.
Maturanti durrsak Gledis Kallço, fitues edhe i shumë medaljeve të tjera në Olimpiada Ndërkombëtare, ka fituar medaljen e bronztë.
Shoqata Shqiptare e Matematikës ka përgëzuar ekipin shqiptar për paraqitjen me dinjitet të vendit tonë dhe për 4 medaljet e fituara.
Ja kush janë 4 shqiptarët fitues të medaljeve në Olimpiadën e 57-të Botërore të Matematikës:
Gledis Kallço – Medalje Bronzi
Ana Pecini – Medalje Nderi
Barjol Lami – Medalje Nderi
Fjona Parllaku – Medalje Nderi
Kujtojmë se maturanti Gledis Kallço, një i ri mjaft i talentuar në shkencat ekzakte ka fituar një bursë studimi në Universitetin e Massaccuset-it, MIT Institute of Tecnology, në SHBA.
Rezultatet e shkëlqyera që ai ka arritur ndër vite në olimpiada kombëtare e ndërkombëtare dhe puna e tij këmbëngulëse duket se po i japin rezultatet e shumëpritura.





