17 maj 2015 – Dorjan Kapllaj është maturanti i mbytur paraditen e djeshme në një plazh në Budva të Malit të Zi. I riu, bashkë me një grup shokësh do të kalonte fundjavën në bregdet, ku do të xhironin dhe klip që do t’ua shfaqnin surprizë shokëve të klasës gjatë mbrëmjes së maturës. Sipas gazetës “Panorama”, me vete grupi ka pasur dhe një kameraman. 18-vjeçari ka dashur të fresktohet, por dallgët e mëdha e kanë mbuluar, duke i shkaktuar vdekjen.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





