14 maj 2015 – Maturantja Lona Ahmeti nga Kamenica për dallim prej maturanteve tjera, ka zgjedhur që fustani i saj për mbrëmjen e maturës të jetë jo i zakonshëm. Sipas “Express”, 18-vjeçarja e ka qepur fustanin me tullumbace. Ajo tregon se reagimet e njerëzve kanë qenë prej më të ndryshmëve, por shumica e kanë pëlqyer idenë e saj.