Një 18-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i shkollës së mesme “Myslim Shima” të Kasharit.
Nxënësja M. B., 18 vjeçe e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë, dyshohet se ka pasur probleme me familjen.
Mësohet se vajza me inicialet M. B., është larguar tre herë nga banesa e saj, ndërsa familjarët të alarmuar kanë denoncuar në polici.
Pas disa ditësh e reja është rikthyer në banesë, duke deklaruar se në të tri rastet është larguar vet me dëshirë.
Policia po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.





