Maturantja e kolegjit Turgut Ozal në Durrës, Sabrina Allushi, është përzgjedhur nga Shoqata Kombëtare e Matematikës për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 11-të të Olimpiadës Evropiane të Matematikës për femra “EGMO 2022”.

Njoftimi bëhet në faqen zyrtare të këtij kolegji në rrjete sociale, ndërkohë që kompeticioni evorpian do të zhvillohet virtualisht në datat 6-14 prill, në qytetin Eger, Humgari.

Krahas kësaj arritjeje, maturantja nga Durrësi regjistroi pak ditë më parë një tjetër fitore, këtë herë në një olimpiadë kombëtare. Ajo u shpall një nga dy nxënëset fituese të kësaj olimpiade.

Njëkohësisht, Sabrina Allushi ishte mes 31 nxënësve ekselentë të shkollave të mesme të bashkisë Durrës, të cilëve iu akordua një shpërblim financiar në muajin tetor 2021.

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në bashki, ku e pranishme ishte edhe kryebashkiakja Emiriana Sako, nxënësit ekselentë  u nderuan edhe me certifikata mirënjohjeje.