Gjatë të mërkurës Mauro Icardi kishte treguar në rrjetet sociale një video të shkurtër që tregonte se kishte bërë një tatuazh të ri, por pa e përcaktuar se për çfarë bëhej fjalë.

Misterin e tij të vogël sulmuesi argjentinas e zbuloi nëpërmjet një postimi në Instagram. Tatuazhi i dedikohej vajzës së tij Izabella, anëtarit më të ri të familjes Icardi – Nara.

24-vjecari tregoi edhe një herë përkushtimin për njerëzit e tij më të dashur.