20shtator 2015 – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, po vazhdon stërvitjet për t’iu rikthyer fushave të blerta.Anëtari i skuadrës gjermane Koln, ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet duke ushtruar fortë për t'u rikthyer.

Mërgimi po bënë të pamundurën për tu rikthyer në ndeshjen e rëndësishme të tetorit që Shqipëria do ta luaj përballë Serbisë në ‘Elbasan Arena’.“Punë besim dhe vullnet. Ku ka më mirë se me u stërvitë me këngët e kombit tënd që të japin forcë e energji pozitive”, shkroi Mavraj në faqen e tij zyrtare.

/portali DurresLajm/