Pas disa muajsh të vështirë në aspektin sportiv, e ardhmja e Mërgim Mavrajt në futboll është vendosur tashmë dhe do të jetë në Selanik.Qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën e Arisit, ku vetëm disa ditë më parë u transferua edhe Migjen Basha.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua për mediat greke nga presidenti i Arisit të Selanikut Theodor Karipidis, i cili në profilin e tij zyrtar ka hedhur një foto të Mavrajt me fanellën e klubit grek.Aktualisht Mërgim Mavraj është angazhuar me Kombëtaren Shqiptare, në pritje të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë, ndërsa më pas do t’i bashkohet klubit të Selanikut.





