Maxhoranca ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, që ishte thirrur nga Partia Demokratike.
Mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën, duke bllokuar kështu sipas PD-së, hetimin për incineratorët.
Mbledhja në fjalë u kërkua nga opozita, duke marrë shkas edhe nga arrestimi gati 1 javë më parë i ish-ministrit Lefter Koka.





