Parlamenti ka miratuar sot me 90 vota pro të maxhorancës dhe "opozitës së re", përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, i cili mori dhe një votë kundër dhe 1 abstenim nga deputetët e rinj, do të drejtohet nga Damian Gjiknuri si bashkëkryetar dhe nga Rudina Hajdari.
PARTIA SOCIALISTE
- Damian Gjiknuri Bashkëkryetar
- Bashkim Fino Anëtar
- Alket Hyseni Anëtar
- Klotilda Ferhati Anëtar
- Blerina Gjylameti Anëtar
- Vasilika Hysi, Anëtare
GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT
- Rudina Hajdari, Bashkëkryetar
- Mylym Murrizi Anëtar
- Andi Përmeti Anëtar
- Korab Lita, Anëtar
GRUPI PARLAMENTAR I PAVARUR
- Nimet Musai Anëtar
- Ralf Gjoni Anëtar





