Pasi grupet parlamentare të PD dhe LSI kërkuan që seanca e sotme e jashtezakonshme të shoqërohej me diskutime, kërkesë që nuk u miratua, deputetët e opozitës u larguan nga salla.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren, ndërsa ka foli pa pasur mikrofonin të hapur. Kryetari Ruçi pasi votoi prezencen, Kuvendi nisi votimin e dekreteve te presidentit Meta.