Ish-lojtari i Barcelonës, Maxi Lopez, ishte jashtë skuadrës së Torinos, për shkak të gjendjes së tij fizike: ai peshon 97 kg. Sulmuesi argjentinas, i cili ka luajtur për Barcelonën në mes të viteve 2005 dhe 2007, nuk ishte pjesë e skuadrës së Torinos, të shtunën, në përballjen me Frosinones, në kryeqytetin e Piemontes. Arsyeja është gjendja fizike. Sulmuesi është mbi peshë, plot 97 kilogramë.

Giampiero Ventura, trajneri i Torinos, do të jetë pa Maxi Lopez, derisa ky lojtar të heqë kilogramët e tepërt dhe të vijë në formën ideale, duke u stërvitur në palestër. Për ta bërë këtë, Maxi Lopez ka nevojë të humbasë peshë, të paktën pesë kg, që të jetë në peshën e tij ideale, për të cilën u angazhua në fund të vitin 2015 para se të nisej për në Argjentinë, për të shijuar pushimet e Krishtlindjeve.

“Unë jam në 70 për qind të formës, por në janar do të bëhem gati”, – tha atëherë argjentinasi. Maxi Lopez erdhi në Torino në janar 2015 dhe arriti të shënonte 11 gola në 22 ndeshje, në Seria A dhe Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon, ai vetëm ka shënuar pesë gola në 20 ndeshje. Trajneri Ventura ka thënë: “Ne të gjithë duam që Maxi Lopez të jetë ai i sezonit të kaluar. Këtë vit, Maxi është i paaftë. Por, unë shpresoj në rikthimin e tij.” Ky lojtar, në Itali ai ka luajtur me Catania, Milan, Sampdoria, Chievo dhe Torino.