Floyd Mayweather, përveçse një boksier i shkëlqyer, ka konfirmuar sërish se është edhe një bastexhi i mirë. Përmes një foto të postuar sot në “Instagram”, ai ka deklaruar se ka fituar një shumë të madhe parash te basketbollisti Isaiah Thomas dhe te skuadra e Boston Celtics, që sot në mëngjes fitoi 129-119 ndaj Washington.

Në këtë takim, Thomas realizoi 53 pikë, duke i sjellë një fitim të madh ish-boksierit, që si gjithnjë nuk harron të postojë në rrjete sociale foto me shuma të mëdha parash.