Boksieri 38-vjeçar Floyd Mayweather vijon të befasojë fansat e tij e mbarë botën me aventurat e tij unikale tani që ka lënë sportin e boksit, i pamposhtur (49 fitore).
Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ndodhet i shtrirë në një shtrat të mbushur me parà, ndërkohë që disa femra rreth tij hedhin kartmonedhat njëqind dollarëshe. Ndërkohë që, vetë boksieri dëgjon muzikë me kufje dhe duket se shijon këto momente “relaksi”.
“Unë isha në një klub striptease dhe më pas i mora të gjitha vajzat në shtëpinë time, ku festuam. Mbrëmja u spostua nga lokali në shtëpi”, ka qenë komenti i Mayweather, që sqaron edhe foton.
Ndërkohë që më pas vjen edhe një video e Mayweather, në fakt e vjetër, që e tregon boksierin të rrethuar nga një grup vajzash gjysmë-lakuriq në një festë të zhvilluar në shtëpinë e tij. Duket qartë që boksieri amerikan po e shijon në maksimum tërheqjen e tij nga sporti, teksa në shtator të këtij viti zhvilloi duelin e fundit si profesionist. Vështirë se ai do të rikthehet në ring, ndërkohë që prej muajsh është duke shëtitur në mbarë botën dhe aktualisht ndodhet në Dubai.
Vetëm nga sfida ndaj Manny Pacquiao në maj të këtij viti ai ka fituar mbi 120 milionë dollarë, ndaj duket se nuk i dridhet dora në jetën që po bën.