Seanca e Kuvendit do të mbahet këtë të mërkurë në orën 10:00, ndryshe nga herët e tjera, që zhvillohet të enjten. Ndërsa në të njëjtën kohë, opozita e bashkuar do të protestojë jashtë sallës së Parlamentit.

Kërkesat e opozitës janë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakoheshme pa Edi Ramën.

Policia ka marrë masat e saj me efektivë policie, që do të garantojnë mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend.

Autoritetet kanë vendosur kamerat me rezolucion të lartë që do të bëjnë të mundur identifikimin e personave problematikë.