Tiranë, 22 korrik 2014 – Mazhoranca ka kaluar me 15 vota ligjin e ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ligji është miratuar në Komisionin e Ligjeve dhe tashmë pritet që të kalojë për votim në Kuvend.

E vetmja votë kundër këtij ligji ka qenë ajo e Nard Ndokës, pasi opozita ka vendosur të bojkotojë komisionet. Ligji i ri është miratuar nga mazhoranca, pavarësisht kundërshtimeve.

Ai kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe Unioni i Gjyqtarëve dhe OSBE. Pika kryesore që kundërshtohet ka të bëjë me pezullimin e gjyqtarëve kur ata nidqen penalisht.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/