Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkoi kryeministrin Edi Rama në interpelancë gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit.
Bardhi kërkoi shpjegime nga kryeministri lidhur me 130 mln eurot që ka marrë sipas tij biznesmeni italian, Francesco Becchetti, nga llogaritë e shtetit shqiptar, pas sulmeve nga qeveria dhe vetë Rama.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali hodhi në votim kërkesën e demokratëve. Me shumicën e votave të mazhorancës, kërkesa për interpelancë u rrëzua.
“Janë besoj të qarta votat, me numërim interpelanca nuk do të zhvillohet”, tha Spiropali.
Ndërsa Bardhi akuzoi Ramën se po i fshihet Kuvendit dhe llogaridhënies për dëmin 130 mln euro që i shkaktohet buxhetit të shtetit.
“Çfarë do bëjë Rama, do i fshihet Kuvendit? Boll gënjyet dhe mashtruat opinionin publik. Thuajini shqiptarëve i humbëm 130 mln euro për një veprim kriminal të qeverisë shqiptare dhe zyrtarëve publikë. Këto 130 mln po shkojnmë në xhepat e individitit ndërsa mund të kishin shkuar për pensionistët dhe rrogat. Thuajini shqiptarëve që Edi Rama është frikacak. Edi Rama sheh nga mëngjesi deri në darkë ëndrra me Xibrakën”, tha Bardhi.