Maxhoranca ka rrëzuar dy amendamentet e propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik në projektbuxhetin e vitit 2025. 

Pas hedhjes në votim, amendamentet u rrëzuan nga mazhoranca me 72 vota kundër dhe me vetëm 36 vota pro. 

Amendamentet e propozuara nga Berisha ishin: 

  1. Pezullimi e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.
  2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.