DURRËS, 2 nëntor 2014– Dy penalltitë e Icardit ndaj Cesenas dhe Sampdorias krijuan iluzionin se ky Inter ishte shëruar nga plagët e një fillim kampionati mes shumë ulje-ngritjesh. Gjithsesi, paqja në "Appiano Gentile" zgjati vetëm pak ditë dhe tashmë Ëalter Mazzarri duhet të shqetësohet vërtet për të ardhmen e tij pasi humbja në "Tardini" mund të ketë shërbyer si pika që mbushi gotën. Interi është mposhtur nga Parma me rezultatin 2-0, në ndeshjen e javës së dhjetë në Seire A. Parma ishte ekipi i fundit në rënditje me tri pikë. Një tjetër ekip që rënditej i fundit, I mposhti zikaltërit disa javë më pare. Cagliari mposhti Interin me rezultatin 1-4. Populli zikaltër zyrtarizon krizën sepse tifozët dëshirojnë largimin e menjëhershëm të teknikut toskan, fati i të cilit mbetet në dorën e presidentit Eric Thohir. Në Parma, skuadra e tij tregoi limitet, por manjati indonezian është tërhequr për të reflektuar rreth vendimit që do të marrë. Presidenti do të rikthehet në Europë të premten për të analizuar situatën por shifrat flasin qartë dhe ndoshta këtë herë as Thohir nuk do të arrijë ta mbrojë trajnerin nga kritikat që kanë vërshuar orët e fundit.
"Un mio incontro con Mancini a Cesena? Smentisco. Non ho avuto il piacere di incontrarlo, ultimamente non vado nemmeno in tribuna"-"Jam takuar me Mancinin në Cesena? E përgënjeshtroj. Nuk ka dashur të më takoj, së fundmi nuk shkoj as në stadiume", është shprehur Drejtori Sportiv Piero Ausilio. Walter Mazzarri po e humbet busullën, alibia e dëmtimeve nuk qëndron më, tifozët duan largimin e tij.





