TIRANË- Zëvendës ministri i Brendshëm Ferdinand Poni gjatë një konference për media raportoi mbi përgatitjet e infrastrukturës për zgjedhjet të vitit 2013. 

Sipas Ministrisë së Brendshme të gjitha njësitë vendore janë gati për zgjedhjet e qershorit, teksa njofton se ekstrati përmban rreth 3 milionë zgjedhës. Zevendes ministri Poni, i bën thirrje qytetarëve që të kihet kujdes me gjetjen e emrit në lista, ndërkohë që tha se po punohet për pastrimin e dublimeve. 

“Mendoj se cilësia e listës është në parametrat super maksimal. Ne identifikuam dhe dërguam poshtë për verifikime 7 mijë rekorde të dyshuara si dublime. Diku 3 800 shtetas për ti vlerësuar. Kemi marrë përgjigjie që nuk janë dublime 2 mijë rekorde. Por ne jemi të kënaqur dhe janë akoma 4 mijë rekorde të persona të dyshuar. Ne kemi rritur kriteret për të kapur cdo shtetas të dubluar. Listat mund të shikohen nga cdo zgjedhës. Ato mund ti gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme e dhe ju mund të bëni kërkime emër mbiemër dhe atësi. Do kërkoja rigozitet. Ato që janë të pajisur kartë identiteti duhet ti kërkojnë emrin sic e kanë në të. Nëse gabojnë mund të vonohet për pak kohë por do gjendet”, tha Poni. 

Zëvendës ministri i Brendshëm sqaroi se pastrimi i listave nga dëmtimet do të vijojë deri më 9 Maj, ndërkohë që numri i rekordeve të dyshuara sipas tij ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara. 

“Pastrimi i listave nga dëmtimet do të përfundojë në 9 Maj. Pasi më tutje nuk bëhet lëvizje tjetër. Por, kjo nuk do thote se njësitë vendore te ndërpresin punës. Ne zgjedhjet e 2011 kanë qene vetëm disa qindra rekorde te dyshuara. 8 vjet më parë kanë qenë disa qindra mijëra. Ne shpresojmë se ky numër të jetë absolutisht zero. nuk do e leme për orën dhe minutën e fundit” deklaroi Poni.