Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.

MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.

Përmes ID kartës, përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë, mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar. Apliko sot”, thuhet në një deklaratë.

Prej muajsh, autoritetet lokale, por edhe ato qendrore, i kanë bërë apel qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka skaduar karta e identitetit,  të aplikojnë për dokumentet e reja në mënyrë që të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.