TIRANË – Ministria e Brendshme përmes një deklarate për shtyp të zëdhënësit të saj Leonard Olli hodhi poshtë akuzat e kreut të PS-së, Edi Rama, se policia është e kapur nga shteti. Sipas Ollit ishte vullneti i kësaj qeverie që e nxori policinë nga bataku ku e kishte futur partia e Ramës.
Duke e akuzuar si një ndër politikanët me lidhjet më të shumta me krimin, Olli vlerësoi se modeli që paraqiti sot kreu i PS-së për policinë ishte shembulli i fëmijëve të Ruçit dhe Luiza Xhuvanit.
Olli garantoi policinë se Ministria e Brendshme dhe qeveria do të vazhdojnë mbështetjen pa rezerva në misionin e tyre do apo nuk do Rama dhe shpura e tij.
Më herët gjatë ditës kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi alarmante rritjen e kriminalitetit në vend.





