Shpëtohen nga policia dy të mitura në Greqi që mbaheshin të izoluara nga vetë babai i tyre.

Dy motrat shqiptare, kanë arritur të denoncojnë përmes “Facebook”-ut  se prej kohesh mbahen të izoluara në shtëpi nën kërcënimin dhe dhunën e të atit. Sipas tyre, ato ndodheshin në një banesë në Velestino të Greqi.

Denoncimin e kanë bërë në një faqe të policisë shqiptare. Siç informojnë mediat greke, policia shqiptare përmes ambasadës ka arritur të kontaktojë dhe denoncojë ngjarjen në policinë greke. Sakaq, oficere të policisë në Velestino kanë arritur të gjejnë banesën dhe të shpëtojnë vajzat e mitura, raporton “BalkanWeb”.

Në pranga ka rënë i ati i tyre, 43 vjeç, ndërsa vajzat janë marrë nën kujdestari nga një i afërm i tyre që jeton në Volo.