Në festën e trevës së Ishmit ku promovohen vlerat e trashëgimisë kulturore e natyrore, vlerat arsimore e patriotike të zonës, sot u zhvillua dhe panairi i produkteve tipike të Ishmit.
Ky aktivitet, i cili u mbajt në kalanë mesjetare, paraqet një ekspoze të historisë, kulturës, etnografisë dhe agrobiznesit të Ishmit.
Sipas bashkisë Durrës, kjo do të shndërrohet një festë tradicionale të përvitshme.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarja e bashkisë Emirjana Sako, prefekti Roland Nasto, shefi i Policisë Bashkiake Vasip Çopa, kreu i IKMT-së Ardian Halili, drejtori i Arsim Kulturës në bashkinë Durrës Ardian Gurra etj.





