Mëngjesin e sotëm është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes në katedralen ortodokse të Apostul Pavlit dhe Shën Astit në Durrës.

Dhjetëra besimtarë ortodoksë janë mbledhur në kishë këtë të enjte për të kremtuar lindjen e Krishtit, duke përcjellë urime paqeje, shprese dhe begatie për njëri-tjetrin dhe për mbarë komunitetin.

Krishtlindja simbolizon ardhjen e mirësisë, shpëtimin e njerëzve nga mëkatet dhe sjell paqe dhe dashuri në shpirtrat e besimtarëve.