Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi Albania" ka organizuar në Durrës, simpoziumin me temë "Magjia e përkthimit", i cili është pjesë e një konference, që do të vijojë në qytetet e tjera të vendit. 

Kryetari i shoqatës dhe njëherësh organizatori i këtij aktiviteti, Kristaq Shabani, tregon se qëllimi është evidentimi i prurjeve letrare, ku dominon gjinia e poezisë.

Gjatë këtij simpoziumi u prezantua edhe Antologjia 4 me përmbledhjen e krijimeve të 301 poetëve.

Të pranishmit, që e morën fjalën vlerësuan letërsinë artistike dhe përkthimet e kryeveprave botërore.

Aktiviteti u zhvillua në odeonin "Nikolin Xhoja" dhe u ndoq nga shkrimtarë, artistë dhe miq të librit, jo vetëm të qytetit bregdetar, por të mbarë vendit.

K.H.