Sot mbahet në Tiranë Konferenca e Shefave të Shtabit të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Në fokus të kësaj mbledhjeje, e cila zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, diskutohen çështje të sigurisë së Ballkanit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama tha se ky është një takim me përmasa historike për Shqipërinë.

Teksa e konsideroi anëtarësimin në NATO me rëndësi për vendin, Rama u shpreh se forcat tona të armatosura do të jenë prezente në çdo mision që do të thirren.

Sot, tha Rama, Shqipëria merr pjesë në të gjitha misionet me gjithë resurset e kufizuara të vendit.

Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s mbërritën në Tiranë paraditen e së premtes, në kuadër të Komitetit ushtarak të Aleancës.