Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për 18 nga 41 viktimat e tragjedisë së 14 Gushtit në Xhenova. I pranishëm në ceremoni do të jetë Presidenti italian Sergio Mattarella si dhe kryeministri Giuseppe Conte.
Sipas mediave italiane, ceremonia do të organizohen nga shteti dhe do të nisi në orën 11:30. Edhe pse një pjesë e familjeve të viktimave (20) nuk kanë pranuar që qeveria të organizojë ceremonitë e të afërmeve të tyre, ato kanë vendosur ti bëjnë ditën e djeshme me të afërmit. Ata e kanë quajtur mbajtjen ekësaj ceremoni si një farsë.
Ceremonitë do të celebrohen nga arqipeshkvi i Xhenovës, kardinali Anxhelo Banjasko dhe do të zhvillohen nën kujdesin e kryetarit të bashkisë.
Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare pas tragjedisë së shembjes të papritur të urës, shteti italian do të ulë flamujt në gjysmë shtizë.