Sot në 10:00 është parashikuar seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit të PD-së Ervin Salianji.
Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet e qeverisë me trafikantë dhe për favorizimin që qeveria iu bënte trafikantëve duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!
Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet e ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj. Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali.
Në atë periudhë gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.
Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.
Vlen të theksohet se gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen dhe kanë dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.