Sot do të mbahet sot online konferenca për minishengenin Ballkanik.
Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.
Sipas mediave serbe, thuhet se në këtë konferencë do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër Covid-19.
Mes të tjerash thuhet se do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime (ID).





