Ditën e sotme pritet të mbahet Samiti i NATO-s, ku liderët europianë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden janë zhvendosur nga Cornwall në Bruksel.

Priten që në takimin e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s të merren vendime për sigurinë e së ardhmes.

Ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.

Nesër ai përmbyll vizitën 8-ditore në Europë me takimin në Gjenevë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.