Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në dhomë këshillimi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kundërshton masën e parë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Berisha nuk e zbatoi këtë masë pasi e konsideroi antikushtetuese për shkak se SPAK nuk mori autorizim në Kuvend.

Po sot Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK që kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.

Berisha dhe Malltezi janë të dy nën arrest shtëpie.