Personi që shihni në foto është Aleks Marku, babai i cili hapi zjarr ndaj forcave RENEA nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur.
Konfliktet brenda familjes dhe largimi i gruas jashtë vendit është pista kryesore që po vlerësohet nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku Aleks Marku 40 vjeç nga Lezha mori peng dy fëmijët e tij të mitur 6 dhe 11 vjeç në një banesë me qira në Shkëmbin e Kavajës.
Paraprakisht raportohet se Marku ka ushtruar dhunë në familje dhe gruaja e tij ka pasur urdhër mbrojtje nga policia e Lezhës.
Ndërkaq besohet se ishte nën efektin drogës dhe në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ndodhej në banesën e marrë me qira për 1 javë në Durrës.





