Gjykata Durrësit, vendosi arrest me burg per Aleks Markun, i arrestuar ditën e mërkurë nga forcat RENEA, pasi për disa orë mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur dhe terrorizoi banorët e zonë së plazhit në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës duke qëlluar herë pas here me kallashnikov.

Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza, ajo e armëmbajtjes pa leje, shkatërrimit të pronës dhe prishja e qetësisë publike.

Kujtojmë se, Marku u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.