Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka marrë peng për disa orë të dashurën dhe e ka dhunuar.

I riu me iniciale A.G., banues në Tiranë, mësohet se ka mbajtuar të dashurën pa dëshirë për disa orë në automjetin e tij.

Gjithashtu, 32-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj”, raporton policia.