Një 30-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme pasi ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ish-të dashurën e tij.

Mësohet se 30-vjeçari me dy identitete ka mbajtur dhe peng ish-të dashurën me të cilën ka abuzuar seksualisht.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”,”, njofton policia.

30–vjeçari i cili akuzohet për tre vepra do të dalë para gjykatës, pasi Prokuroria po vijon hetimet për këtë ngjarje.