Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi posedonte armë zjarri.

Sipas policisë, shtetasi A.H. e mbante armën e zjarrit, pistoletë me mulli, në një mobilieri në pronësi të tij.

Kontrolli në subjekt erdhi pasi policia kishte marrë informacion në rrugë operative për armën që kishte 51-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.