Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Krujë, pasi shiste lëndë narkotike në tabakinon e tij dhe mbante gjithashtu armë pa leje.

Policia e Krujës raporton se në tabakinon e 32-vjeçari me inicialet O. D., shërbimet gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis, steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Tabachino”.

Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar që shiste në tabakinon e tij, lëndë të dyshuar narkotike dhe paketa cigaresh të kontranduara, si dhe mbante armë zjarri, pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis dhe kokainë, steka cigaresh të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që mbante sende të kundërligjshme në tabakinon e tij, në Budull, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tabachino”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. D., 32 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjatë kontrollit në një subjekt (tabakino), në posedim nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis, steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.