Arrestohet një 21-vjeçar nga Sukthi, pasi uniformat blu i zbuluan në banesë fishekë luftarakë, fishekë manovër dhe një përforcues grushti.
I arrestuari është shtetasi D.A., banues në Sukth.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Postës të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan fishekë luftarakë, fishekë manovër dhe një përforcues grushti.





