Një person është vënë në prangat e policisë pasi i është gjetur një sasi kokaine.

25-vjeçarit E.Ç. i është gjetur droga gjatë kontrollit në çantën e tij.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.