Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë nga arrest në burg me shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zhabolin. 

Mësohet se vendimi u mor pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve. 

Ai arrestua pas denoncimit fqinjët për heqje të paligjshme të lirisë, teksa mbante mbyllur në banesë prej të paktën 1 viti dhe i monitoronte me kamera gruan dhe fëmijët e tij.  

Gjithashtu, i riu kishte vendosur edhe bllokues valësh në banesë në mënyrë që të evitonte kontaktin e tyre me persona të tjerë.