Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë në kryeqytet, e cila ishte kthyer në bazë prostitucioni dhe në të shfrytëzohej një grua 40 vjeçe nga Durrësi pa dëshirën e saj, dhe mbi të gjitha duke u dhunuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se u arrestua 65-vjeçari Namik Cukaj, nga Tirana, personi i cili mbante të mbyllur në dhomë dhe ushtronte presion ndaj 40-vjeçares M.C., duke e dhunuar fizikisht dhe duke e shfrytëzuar si prostitutë për rreth 1 muaj.

Ai i bënte presion në mënyrë të vazhdueshme dhe i çonte klientë në këmbim të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës prej 3 mijë lekësh të rinj.

Banesa ku mbahej e mbyllur gruaja nga Durrësi ishte në rrugën “Shyqyri Ishmi”.

Sipas policisë, Namik Cukaj edhe më parë ka qenë i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

S.L.