Një 40-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se është autori i rrëmbimit të një 17 vjeçareje.
Ngjarja ka ndodhur më 07.12.2017 ndërsa autori i arrestuar është shtetasi Shpëtim Muharremi, banues në fshatin Levan të Fierit.
Policia njofton se ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17-vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mbante peng për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.





