Shërbimet e Policisë në Lezhë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. L., 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Audi”.

Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit, në anën e shoferit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë “Glock”, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.