Gjykata Penale ka caktuar 20 ditë burg për 35-vjeçarin, Jetnor Zhabolin.
Zhaboli mbante të mbyllur në banesë nënën, gruan dhe vajzën e tij. Prokuroria kishte kërkuar që 35-vjeçari të qëndrojë në qeli, për 30 ditë deri sa të dalë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor.
Në seancë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri në rezultatet e akt-ekspertizës.





